Laçi, qyteti i shkatërruar nga tërmeti ku rindërtimi ka ngecur, punohet vetëm nga qeveria turke

Shqipëria

Laçi, qyteti i shkatërruar nga tërmeti ku rindërtimi ka ngecur, punohet vetëm nga qeveria turke

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:51
Laçi

Përveç pandemisë, procesi i rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, është në fokus të fushatës elektorale. Kryeministri e konsideron arritje, ndërsa opozita thotë se njerëzit janë jashtë. Në Laç gjurmët e lëna pas nga shkatërrimi janë prezente në çdo cep të qytetit.

Godina të dëmtuara, inerte që kanë zënë vend, gropa të hapura dhe rruge të shkatërruara.

Këto sheh në pjesen më të madhe të qytetit të Laçit, një ndër zonat më të prekura nga nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të.

Kjo situatë e cila vijon prej muajsh ka sjellë kaos dhe vështirësi në lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Banorët e Laçit thonë se procesi i rindërtimit është ndërprerë. Sipas tyre me ritëm të shpejtë po punohet vetëm në apartamentet që ka marrë përsipër qeveria turke.

“E ka lënë vendin në gropa, një pellg me ujë dhe gropa të hapura. Disa eskavatorë që mund të kenë me javë të tëra që nuk janë ndezur ndonjëherë. Matanë kemi një shtet turk që po ndërton pallatet.”

“Për mua zero, ku e menaxhon turku i lumtë krahu.”

Shqetësim për ta mbetet edhe mungesa e spitalit, i cili doli jashtë funksionit nga tërmeti.

“Nuk kemi spital për tu vizituar, jemi moshë e tretë. Në vend që të bëjë spitalin po bën zyra.”

Në Kurbin, qindra familje mbeten pa strehë nga tërmeti, ndërsa përfundimi i banesave të reja me ketë ritëm punimesh mbetet i largët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat