Meta: Rama ka blerë sondazhet, nuk do të lejoj të shitet asnjë mandat i opozitës

Shqipëria

Meta: Rama ka blerë sondazhet, nuk do të lejoj të shitet asnjë mandat i opozitës

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:00
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shprehet i vendosur për të mbrojtur votën. Kreu i shtetit thotë se opozita do të ketë mbi 90 mandate, dhe se ai nuk do të lejojë të shiten këto mandate.   

Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blerë nga Edi Rama. Të gjitha, të gjitha, Opozita ka mbi 90 mandate. Nëse do të shesë opozita mandate le ta bëjë, por nuk ka për ta lënë Ilir Meta as këtë gjë. Do i drejtohet të gjithë popullit opozitar, dhe Vlora do ia bëjë fora.

Unë do të jem atje në numërimin e votave dhe do të verifikoj të gjithë komisionerët e opozitës se ata kanë detyrë të japin jetën për të mbrojtur votën e vlonjatëve dhe kudo në të gjithë Shqipërinë. Larg duart nga zgjedhjet dhe jeta intime e qytetarëve. Është prekur kur i dolën fotografitë nudo.

Do ketë fakte si merren peng bizneset në Shqipëri, njerëz të drejtësi dhe njerëz të caktuar të opozitës  për të bërë gjasmë opozitë. Të gjithë. Nuk ka më pengmarrje për Shqipërinë. Më 25 prill marshimi I 2 marsit, Shqipëria e shqiptarëve.  Referendumi do ta bëjë Shqipërinë një Zvicër me det.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat