Gazetarët thirrje qytetarëve e partive: Të shmangen incidentet dhe shit-blerja e votës

Shqipëria

Gazetarët thirrje qytetarëve e partive: Të shmangen incidentet dhe shit-blerja e votës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Gazetarët e sektorit të politikës dhe kronikës së disa televizioneve në Shqipëri përmes një mesazhi sensibilizues i kanë kërkuar qytetarëve dhe partive politike të shfaqin vetëpërmbajtje dhe të shmangin incidentet.

Nga kjo e diel dhe deri në përfundimin e procesit zgjedhor të 25 prillit, gazetarët do të jenë në terren për të raportuar mbi ecurinë e zgjedhjeve por edhe mbi rezultatit që ato do të prodhojnë.

Gazetarët kanë kërkuar që çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote ta vlerësojë rëndësinë e zgjedhjeve dhe mundësinë e tij për të vendosur për qeverisjen e ardhshme.

Gjithashtu në klip një thirrje kryesisht nga gazetarët e kronikës drejtuar qytetarëve dhe forcave politike lidhet me shmangien e çdo procesi shit-blerje apo intimidimi.

Mesazhi në video është dhënë nga disa prej gazetarëve që do të raportojnë në 25 prill, ndërkohë që do të jenë me qindra, reporterë, operatorë dhe staf teknik që do të angazhohen në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat