Plagosi me thikë 5 persona në xhami/ Nikolli: Më kanë përndjekur prej një viti, i njoh me fytyra

Shqipëria

Plagosi me thikë 5 persona në xhami/ Nikolli: Më kanë përndjekur prej një viti, i njoh me fytyra

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:29
Rudolf Nikolli

Rudolf Nikolli, i cili plagosi me thikë pesë besimtarë në xhaminë “Dine Hoxha” është lënë në burg. Prokuroria ka theksuar se Nikolli ka marrë mjekime, ndërsa është marrë edhe kartela e tij.

I arrestuari në dëshminë e tij ka shpjeguar se ditën e ngjarjes ka hyrë në xhami dhe ka qëlluar personat. Si arsye ai ka dhënë faktin se prej disa kohësh disa myslimanë e përndiqnin dhe kur dilte nga shtëpia ata e shikonin.

“Fakti që jam përndjekur është e vërtetë. Unë i njoh me fytyra. U bë gati një vit. Edhe shteti besoj se është në dijeni për këtë gjë. Unë nuk desha të bëj atë që bëra. Por ata më kanë ndjekur. Ilaçet i kam marrë, por kishte raste që i harroja”, tha Nikolli.

Avokati pohoi se Nikolli ka pasur probleme të shëndetit mendor. “Vendosja e një mase arresti është e papërshtatshme. Masa duhet të jetë me afat, deri në daljen e aktit të ekspertimit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat