Berisha: Vuçiç hoqi Majkon nga lista e Ramës. Ja pse e ka frikë Bashën kryeministër

Shqipëria

Berisha: Vuçiç hoqi Majkon nga lista e Ramës. Ja pse e ka frikë Bashën kryeministër

Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:34
Sali Berisha

sh-kryeministri Berisha në Çim Peka Live, komentoi edhe deklaratën që Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiç bëri në mbështetje të mikut te tij Edi Rama, lidhur mbi fushatën. Dhe pse Vuçiç e ka problem Lulzim Bashën kryeministër. Ndërkohë që Berisha tha se ishte Vuçiç ai që hoqi Majko nga lista e deputetëve për shkak të mbështetjes që ky i fundit ka ndaj Kosovës.

‘Vuçic e bëri atë më shumë për të dëmtuar opozitën. Se Vuçiç pa që ka vërshuar një përkrahje e jashtëzakonshme ndërkombëtare për Lulzim Bashën. Europa është shprehur si asnjëherë tjetër në zgjedhje të përgjithshme në favor të një kryeministri të ardhshëm që është Lulzim Basha.

Nga të gjitha këta që keni parë në ditët e fundit, njëri prej tyre është de facto njeriu më i rëndësishëm i Parlamentit Europian, ai doli haptas, nuk e bëntë kurrë ai pa një ujdi shumë të gjerë.

Ai doli haptas për ti thënë shqiptarëve që kryeministrin ynë për Europën është Lulzim Basha.

Vuçiç i shikon këto dhe cfarë të bëjë, po i thotë Europës se mbrapa Lulzim Bashës është Shqipëria e madhe. Që në fillim ai ka thënë se Beogradi është i përkushtuar në fushatën elektorale të Ramës. Pse e hoqën Majkon nga lista? Sepse Majko ishte pro kosovar. Pra në të gjitha rastet ishte ndryshe.’

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat