Ndodh në Durrës/ Ndryshimi i vendbanimit për shkak të tërmetit, qytetarët nuk gjejnë emrat në lista, nga mëngjesi 80 raste

Shqipëria

Ndodh në Durrës/ Ndryshimi i vendbanimit për shkak të tërmetit, qytetarët nuk gjejnë emrat në lista, nga mëngjesi 80 raste

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një problematikë me votimin është shfaqur në zonën e Plazhit në Durrës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoise KZAZ 22 në disa Qendra Votimi ka pasur qytetarë që nuk kanë gjetur emrat në lista ose u është ndryshuar qendra e votimit.

Kjo është zona më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shumë qytetarë kane ndërruar vendbanimet. Nga mëngjesi deri tani ka pasur rreth 80 raste të tilla.

Qytetarët janë orientuar ku e kanë qendrë dhe kanë shkuar kanë votuar. Aktualisht vijon procesi normalisht.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat