Tiranë/ Mbi 100 persona para KZAZ 32 ku do numërohen votat e njësisë 2

Shqipëria

Tiranë/ Mbi 100 persona para KZAZ 32 ku do numërohen votat e njësisë 2

Më: 25 prill 2021 Në ora: 21:38
Ilustrim

Në KZAZ 32 ku do të numërohen votat e njësisë administrative nr 2. Prej orës 21:00 ka nisur administrimi i të gjithë materialeve zgjedhore.

Janë mbi 100 persona që janë paraqitur përpara saj.

Administrimi i materialeve zgjedhore ka nisur rreth orës 21:00 por po bëhet me ritme të ngadalta. Pas mesnate mund të nisë numërimi.

Në këtë KZAZ do të vijnë materialet zgjedhore të 88 QV. Mbi 70 mijë banorë kanë pasur të drejtën e votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat