Ankohet Boiken Abazi, ja si po na i vjedhin votat në Shqipëri

Shqipëria

Ankohet Boiken Abazi, ja si po na i vjedhin votat në Shqipëri

Nga: N.Sh. Më: 26 prill 2021 Në ora: 12:35
Boiken Abazi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Shqipëri, Boiken Abazi po ankohet për vjedhje të votave.

Ai thotë se, aty ku është vendosur nga qytetari një "X" poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një "X" tjetër te një prej kandidatëve të PS.

Kështu sipas tij, po shpallen pastaj të pavlefshme votat.

Postimi i plotë:

Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim:

Aty ku qytetari ka vendosur një "X" poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një "X" tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS.

Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat