Vazhdon numërimi i votave, kaq vota kanë marrë kandidatët e VV-së në Shqipëri

Shqipëria

Vazhdon numërimi i votave, kaq vota kanë marrë kandidatët e VV-së në Shqipëri

Më: 26 prill 2021 Në ora: 12:58
Boiken Abazi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar  se deri në ora 12:11 janë numëruar 1961 kuti të votimit nga 5199 sa janë gjithsej.

Deri në këto momente, siç njofton KQZ-ja, Partia Socialiste është në vendin e parë me 49.34% të votave, duke lënë pas Partinë Demokratike që ka vetëm 38.85%.

Në vendin e tretë me 7.11% të votave qëndron Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje, kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen e KQZ-së, deri më tani Boiken Abazi ka marrë 689 vota, Iljaz Shehu 149 dhe Kreshnik Merxhani 49.

Ndryshe, në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë plotë 3,588,869 qytetarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat