​Përfundon numërimi në Librazhd dhe Gramsh, PS fiton përkatësisht me 60.82% dhe 60.86%

Shqipëria

​Përfundon numërimi në Librazhd dhe Gramsh, PS fiton përkatësisht me 60.82% dhe 60.86%

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Ka përfunduar numërimi i të gjithë qendrave të votimit të bashkisë së Librazhdit dhe bashkisë së Gramshit në qarkun e Elbasanit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, nga numërimi i 55 qendrave të votimit në bashkinë e Librazhdit në qarkun e Elbasanit, rezulton se PS ka marrë 9952 vota ose 60.82%, PD-AN, 5181 vota ose 31.66%, LSI 790 vota ose 4.83%, Nisma Thurje 162 vota, PSD 45 vota, BD 97 vota, LN 41 vota, LRE 20 vota, ABEOK 19 vota, ADR 14 vota, PBK 9 vota.

Gjithashtu, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga numërimi i 49 qendrave të votimit në bashkinë e Gramshit në qarkun e Elbasanit, rezulton se, PS ka marrë 8117 vota ose 60.86%, PD-AN, 3983 vota ose 29.86%, LSI 796 vota ose 5.97%, Nisma Thurje 232 vota, PSD 43 vota, BD 18 vota, LN 46 vota, LRE 9 vota, ABEOK 28 vota, ADR 31 vota, PBK 8 vota.

Numërimi po vazhdon ende në qytetet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat