Boiken Abazi: Doshi, përfaqësuesi i fenomenit të shëmtuar të shitblerjes së votave në këto zgjedhje

Shqipëria

Boiken Abazi: Doshi, përfaqësuesi i fenomenit të shëmtuar të shitblerjes së votave në këto zgjedhje

Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:16
Boiken Abazi

Në ‘Çim Peka Live’, drejtuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi ka folur hapur për shitblerje votash.

Abazi është ndalur te rasti Doshi, duke e cilësuar si një prej fenomenëve më të shëmtuara në këto zgjedhje.  

‘Z. Doshi është përfaqësues i një nga fenomemeve nga  më të shëmtuara në këto zgjedhje. Unë nuk besoj që një qytetar voton për PSD për shkak të parimeve apo programeve që ka.  Unë besoj që këta qytetarë ose janë kërcënuar ose janë blerë.

Këtë nuk e ka nisur Tom Doshi, por edhe parti të tjera që është përfeksiuar nga partia në pushtet. Psh një rast ishte dje me personin tim ku në prani të vëzhguesve të OSBE, aty është një moment që policët më kapin dhe më rrotullojnë. Pasi u kishte dhënë urdhër kryetari i KZAZ. Ky ishte rasti më flagrant.

Rasti i sotëm ishte ai i Kreshnik Merxhanit. Ku një numër komisionerësh vendosin iksa në fletët e votimit sipas qefit. Kemi konstatuar në Tiranë, që kemi parë një përpjekje të vazhdueshme për të vjedhur votën, për të manipuluar votën.

Projekti ynë është afatgjatë. Ne thjesht po mësojmë mjeshtërinë e tyre të vjedhjes së votës. Në Kosovë ndryshimi i madh ka ndodhur në vitin 2010. Por në Kosovë ne kishim të drejtën e komisionerëve 1 në 3 qendra. Dhe komisionerët tanë e kaë mbrojtur me gjak votën.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat