Çani zbulon prapaskenat: Ilir Meta po përgatit fjalimin

Shqipëria

Çani zbulon prapaskenat: Ilir Meta po përgatit fjalimin

Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:20
Arjan Çani dhe Ilir Meta

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar prapaskena nga presidenca, ku sipas tij, Ilir Meta po përgatitet të japë dorëheqjen që ditën e nesërme, por është ende në pritje të numërimit të votave deri në fund.

“Meta pritet të japë dorëheqjen nesër në mbrëmje. Burime pranë tij thonë se Meta është duke përgatitur dorëheqjen.
Meta është duke menduar këtë gjë”, tha Çani.

Çani tha se Rama sot po ndihmohet nga Tom Doshi, njëlloj si në vitin 2013 kur erdhi në pushtet.

“Erdhi me Doshin në 2013. Mban mend te protesta në bulevard? E mban mend Ramën mes turmës, që bënte shenjë…

Aleanca me Tomën e solli në pushtet, për herë të parë Toma po e blindon në mandatin e tretë. Doshi dha dorëheqjen, kërkoi zëvendësim në të gjithë qarqet. Pra kirurgji mini-invazive, pa bisturi”, tha Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat