Gjiknuri: Faleminderit për besimin, Vlora nuk u ndal

Shqipëria

Gjiknuri: Faleminderit për besimin, Vlora nuk u ndal

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:00
Damian Gjiknuri

Përmes një postimi në Facebook, kryesuesi i listës së PS në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, falenderon votuesit socialistë për rezultatin e arritur në këto zgjedhje.

FALEMINDERIT PËR BESIMIN! VLORA NUK U NDAL 

Me përfundimin e procesit të numërimit për forcat politike, konstatoj me kënaqësi se kemi ruajtur numrin e mandateve rekord të fituara 4 vite më parë.

Qarku i Vlorës ka përqindjen më të lartë në rang vendi të votave për PS. Qytetarët e Vlorës, Sarandës, Selenicës, Delvinës, Himarës, Konispolit e Finiqit i dhanë përgjigjen e merituar edhe atyre që provokuan fushatën me deklarata e akuza, duke mos i lejuar të fitojnë asnjë mandat!

Vota e marrë është përgjegjësi e shtuar për të punuar edhe më fort për vazhdimin e projektit të transformimit të Vlorës!

Sipas KQZ, nga 444 kuti të numëruara, nga 445 në total, PS 58845 vota, PD-AN 32067 vota, LSI 6184.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat