Rezultati paraprak në Tiranë/ Shpërndarja e deputetëve sipas partive politike! Ja mundësia që PS mund t’i ‘rrëmbejë’ mandatin e 19-të PD

Shqipëria

Rezultati paraprak në Tiranë/ Shpërndarja e deputetëve sipas partive politike! Ja mundësia që PS mund t’i ‘rrëmbejë’ mandatin e 19-të PD

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Në qarkun e Tiranës, i cili përfaqësohet në Parlament me numrin më të madh të deputetëve (36) vazhdon ende numërimi i votave.

Nga numërimi i fletëve të votimit në 985 Qendra Votimi, nga 1243 në total Partia Socialiste ka marrë 176860 vota, ndërsa Partia Demokratike 141220 vota. Pra të majtët në këtë qark kryesojnë me një diferencë votash prej 35640.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të sigurojë 21548 vota.

Koalicioni Aleanca për Ndryshim PD-AN kanë marrë së bashku 162 768 vota. Forca e katërt politike është Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë deri tani 10446 vota.

Të përkthyer në mandate, PS deri tani ka marrë 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1 mandat deputeti.

SI MUND TË NDRYSHOJNË MANDATET

Sipas formulës së D-Hondt, me këto të dhëna Partia Socialiste mund t’i  marrë PD mandatin e 19, duke siguruar 1874 vota të tjera.

PS – 139733 vota
PD- 139733 vota
LSI- 99053 vota
PSD- 10354 vota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat