Votimet e 25 prillit/ Reagon DASH: Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë

Shqipëria

Votimet e 25 prillit/ Reagon DASH: Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 17:15
Ned Price

Duke reaguar për zgjedhjet në Shqipëri, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price, thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë partneritetin me kryeministrin Edi Rama.

“ShBA përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës.

Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat