Panik në aeroportin e Rinasit, incident në avionin me shqiptarë drejt Londrës

Shqipëria

Panik në aeroportin e Rinasit, incident në avionin me shqiptarë drejt Londrës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 13:19
Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e së premtes, në avionin e një linje ajrore që ka bërë frenim të detyruar në mes të pistës.

Bëhet fjalë për një avion qe do të nisej mbrëmë nga Tirana për në Londër.

Por në momentin e nisjes, avioni ka marrë shpejtësi tej normave të lejuara, ndaj piloti është detyruar të frenojë befas.

Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, por nuk ka raportime për të lënduar. Një tjetër avion më pas i ka marrë pasagjerët për t'i dërguar ata në destinacionin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat