Bie kërkesa e SPAK, nuk sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit

Shqipëria

Bie kërkesa e SPAK, nuk sekuestrohet pasuria e Altin Hajrit

Më: 3 maj 2021 Në ora: 12:34
Altin Hajri

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit “Golden Resort”.

Sipas GJKKO, pasuria nuk duhet të konfiskohet sepse Hajrajt e justifikojnë pasurinë. “Golden” ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL.

OFL vendosi sekuestro pasi Hajrat u dyshuan per rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar dhe ata nuk kanë marrë dënim.

Ndërsa hetimi i SPAK për mosjustifikimin e pasurisë nuk ka bindur GJKKO dhe ajo e ka rrëzuar konfiskimin.

Aktualisht “Golden Resort” është nën menaxhimin e Agjencisë së Aseteve te Sekuestruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat