Koalicioni ABEOK kërkesë ankimore në KQZ: Na pajisni me vendimin për votimin e emigrantëve

Shqipëria

Koalicioni ABEOK kërkesë ankimore në KQZ: Na pajisni me vendimin për votimin e emigrantëve

Më: 9 maj 2021 Në ora: 20:18
Ilirjan Celibashi

Koalicioni Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët (ABEOK) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vendimin e KQZ-së,  ku kërkojnë që të pajisen me vendimin e Komisionit për votimin e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu thuhet se një kërkesë të tillë kanë bërë edhe më parë por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Kërkojmë nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve të na pajisë me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Kërkojmë nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve edhe herë të tjera për problemin si më sipër dhe nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga ana e institucionit tuaj”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat