LSI ankimon në KQZ rezultatin për qarkun e Durrësit, kërkon rinumërim

Shqipëria

LSI ankimon në KQZ rezultatin për qarkun e Durrësit, kërkon rinumërim

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:52
LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim ka animuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin në qarkun e Durrësit. LSI kërkon rinumërim të të gjithave KZAZ-ve të këtij qarku.

Në dokument janë paraqitur dhe të gjitha pretendimet që ka LSI për qarkun e Durrësit. Sipas LSI, janë konstatuar në disa QV në Durrës janë gjetur fletë votimi pa vulë, që do të thotë se janë futur fletë votimi nga jashtë Gjithashtu nga ankesa, në çdo ZAZ në qark janë konstatuar tentativa të votimit të dyfishtë.

“-Nga informacioni i vënë në dispozicion rezultoi se në disa QV u gjendën në kutinë  e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin.

-Në çdo ZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zëdhënës.

-Është konstatuar mungesa e filmimit me kamera në Qendrën e votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë,” thuhet në kërkesën e LSI.

“Nisur nga rezultati i shpallur në KQZ, për ndarjen e mandateve në qarkun Durrës, rezulton se LSI ka marrë 136 vota më pak se herësi i 8-të i subjektit PS. Pra nëse subjektit të LSI i shtohen 136 vota të hequra padrejtësisht, atëherë ajo do të përfitojë një mandat në këtë qark. Referuar rezultatit të nxjerra nga pamjet filmike të rreth 300 kutive të votimit, nga të cilët 108 ose 1/3 e tyre ka rezultate të pasakta si subjekt, si subjekt zgjedhor me interes të ligjshëm për çdo votë/vullnet të shprehur të zgjedhësit të pretendojmë se votat të cilat do t’i japin mandatin subjektit tonë ndodhen në kutitë e votimit, dhe rinumërimi dhe rivlerësimi i tyre në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, do të ndryshoje rezultatin zgjedhor dhe shpërndarjen e mandateve në Qarkun Durrës,” thuhet më tej në kërkesë.

LSI ankimoi sot gjithashtu edhe rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Beratit. Ndërkohë, kjo parti ka ankimuar po ashtu dhe ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat