Dita e Drejtësisë, mesazhi i ambasadores amerikane: Tregoni që s’ka vend për aktorë të korruptuar në sistemin e drejtësisë

Shqipëria

Dita e Drejtësisë, mesazhi i ambasadores amerikane: Tregoni që s’ka vend për aktorë të korruptuar në sistemin e drejtësisë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:43
Yuri Kim

Në aktivitetin që përkujton sot Ditën Kombëtare të Drejtësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim i është drejtuar krerëve të institucioneve të drejtësisë shqiptare, me mesazhin se detyra e tyre është të tregojnë tani që reforma po jep rezultatet që publiku shqiptar pret prej kohësh.

“Reforma ka bërë shumë përpara, ka ende shumë për të bërë që të përmbushen pritjet e publikut dhe që Shqipëria të mbetet e vendosur në shtegun e integrimit në BE.

Ka qenë një rrugë e vështirë e gjatë rrugës kemi pasur biseda të vështira, por shpresoj që sa herë kemi zhvilluar biseda të vështira ta dini që këto kanë ardhur nga një mik.

Ju keni paguar një cmim të lartë dhe dua t’ju falenderoj.

Tani është koha të tregojmë se dhimbja e reformës në drejtësi po jep rezulta, që ju e institucionet tuaja jeni të përkushtuar jo ndaj interesave partiake e individuale, që s’ka vend për aktorë të korruptuar në sistemin e drejtësisë e që drejtësia shqiptare mund të japë drejtësi të paanshme e të drejtë për popullin shqiptar“, tha ambasadorja amerikane.

“Ne duam që ju të keni sukses, Shqipëria ka nevojë që ju të keni sukses, ne e dimë që ju mund të keni sukses, unë besoj që ju mund të keni sukses.

Ndërsa ju dhe institucionet tuaja përmbushni misionin, shpresoj ta dini që SHBA do vazhdojnë t’ju mbështesin përgjatë cdo hapi, do jemi me ju krah për krah deri sa drejtësia në Shqipëri të mund të bëhet një realitet”, u shpreh më tej ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat