Dita Kombëtare e Drejtësisë, Ruçi: Kuvendi do të vazhdojë me këtë vizion e vendosmëri

Shqipëria

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Ruçi: Kuvendi do të vazhdojë me këtë vizion e vendosmëri

Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:52
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka sot një mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë.

Ai thekson se Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë po me këtë vizion dhe po me këtë vendosmëri për të kontribuar në misionin për ndërtimin e një sistemi drejtësie, busulla e të cilit është shteti i së drejtës, mbrojtja e interesit publik dhe e të drejtave e lirive të qytetarëve.

“Dita Kombëtare e Drejtësisë është ditë reflektimi, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë ligjvënësit shqiptarë, madje për të gjithë qytetarët. Këtë vit, kjo Ditë kujtohet me një bilanc të shtuar në zbatimin e reformës në drejtësi, avancimin e vetting-ut dhe ngritjen e institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit. Gjatë kësaj legjislature dëshmuam se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e papengueshme.

Si Kryetar i Kuvendit, ndjehem krenar që Kuvendi përmbushi angazhimin e marrë para qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtare dhe Gjykata Kushtetuese u bë funksionale brenda vitit 2020,  ndërsa Gjykata e Lartë po rindërtohet dhe plotësohet me ritme të shpejta. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë po me këtë vizion dhe po me këtë vendosmëri për të kontribuar në misionin për ndërtimin e një sistemi drejtësie, busulla e të cilit është shteti i së drejtës, mbrojtja e interesit publik dhe e të drejtave e lirive të qytetarëve”, shkruan Kryetari i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat