Tentoi të shmangë përplasjen me një mjet tjetër, makina del nga rruga dhe aksidenton rëndë kalimtarin në Elbasan

Shqipëria

Tentoi të shmangë përplasjen me një mjet tjetër, makina del nga rruga dhe aksidenton rëndë kalimtarin në Elbasan

Më: 10 maj 2021 Në ora: 19:36
Elbasan

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”.

Një makinë, në tentativë për të evituar përplasjen me një automjet tjetër, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Për pasojë, makina ka aksidentuar një kalimtar, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa i plagosuri nuk është transportuar ende për në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat