Vrasja që tronditi Vlorën/ Anila Hoxha zbulon pistat e hetimit: Viktima dyshohet se...

Shqipëria

Vrasja që tronditi Vlorën/ Anila Hoxha zbulon pistat e hetimit: Viktima dyshohet se...

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:08
Anila Hoxha

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Top Talk” shprehet se atentati i ndodhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj mund të ketë lidhje me pazaret e drogës.

Ajo zbuloi dhe pistat që mund të kenë për këtë ngjarje ndaj 38-vjeçarit, i cili kishte vetëm tre muaj që ishte kthyer nga Spanja në Vlorë dhe kishte edhe një lokal “The Boss” në zonën e Lungomares.

“Ai ka qenë i shoqëruar në makinë nga G Deromemaj punonjës policie, Është kushëri i largët i viktimës. Është kthyer në mesin e muajin mars 2021, Birçaj është skeduar në dy ngjarje ndaj një kanosjeje ndaj një investitori të huaj, e po në 2011 kanoset ndaj ish-punonjësit të Hipotekës.i shpëtoi drejtësisë. Birçaj mund të jetë angazhuar për përplasje për trafikun e drogës, për vjedhjen e ngarkesave të drogës”, tha gazetar Hoxha.

Ajo shtoi se kjo ishte një vrasje që jepte mesazh të fortëve ndaj rivalëve të botës së krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat