Tentoi të digjej me benzinë gjatë faljes së Namazit/ Reagon KMSH: Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë

Shqipëria

Tentoi të digjej me benzinë gjatë faljes së Namazit/ Reagon KMSH: Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon pas incidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes, gjatë faljes së Fiter Bajramit, në Sheshin “Skënderbej”.

Një prej përfaqësuesve të KMSH e cilëson këtë incident sporadik dhe që nuk ka të bëjë me besimin.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, ka thënë ai.

Një person u fut mes besimtarëve në shesh, nën thirrjet “S’ka Zot” dhe tentoi të vetëdigjet me benzinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat