Grida Duma uron besimtarët për Fiter Bajramin

Shqipëria

Grida Duma uron besimtarët për Fiter Bajramin

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:44
Grida Duma

Deputetja fituese në zgjedhjet e 25 prillit, e dalë nga Partia Demokratike, Grida Duma, ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.

Nga Kavaja, qyteti që i dha votat për t’u bërë deputete, Grida Duma tha se ndihet e bekuar që ndodhet në një komunitet, që është kaq i lidhur me fenë.

Grida Duma theksoi ndër të tjera, që ta shfrytëzojmë këtë ditë, si një ditë reflektimi, për t’u bërë njerëz më të mirë e të drejtohemi vetëm nga e mira dhe mirësia.

“Ju them me bindje që siç ndihet festa e bajramit në Kavajë, është e rrallë, kur ndien që jeton në një komunitet njerëzish besimtar. Nëse xhamitë mbushen, gjykatat dhe polica do të jetë me e zbrazët.

Qoftë e pranuar agjërimi, e qofshim njerëz që drejtohemi nga e mira. Të dimë diçka të madhe, t’ia trashëgojmë këtë vend njerëzve të mirë, e të rinjve, për të vazhduar përpara, e jo të ngecim, vazhdojmë e ngecim sërish”, u shpreh ndër të tjera Grida Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat