“Turp! Në shekuj kombi ynë ka qenë...”, Spahiu reagon për ngjarjen e bujshme dhe plas deklaratën e fortë

Shqipëria

“Turp! Në shekuj kombi ynë ka qenë...”, Spahiu reagon për ngjarjen e bujshme dhe plas deklaratën e fortë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:28
Kreshnik Spahiu

Avokati Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim të fortë, ku shkruan se ‘jemi ndarë në dysh si popull’.  “Tifoza pro Palestinës, tifoza pro Izraelit. Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetem kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen....”, shkruan Spahiu.

Postimi i Spahiut:

Në shekuj kombi ynë ka qenë e ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, ameikanët, francezët... Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

- Tifoza pro Palestinës

- Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetem kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat