Një ditë pasi u shpall “non grata” nga SHBA, flet Sali Berisha

Shqipëria

Një ditë pasi u shpall “non grata” nga SHBA, flet Sali Berisha

Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:26
Sali Berisha

(E plotësuar 19:05) -Qëndrimi i PD ndaj Yuri Kim, Berisha: Palët duhet të kenë marrëdhëniet më të mira mes tyre

Ish-Kryeministri Sali Berisha, tha se vendimi i SHBA nuk do të ndikojë te PD.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se PD  me ambasadoren Yuri Kim duhet të kenë marrëdhëniet më të mira mes tyre.

"Qëndrimin më të mirë të mundshëm që është natyrisht.

Unë jam për marrëdhënie të mira, shumë të mirë, por vetëkuptohet që harmonizimi i platformave dhe objektive është një çështje që kërkon kohë", tha Berisha.

***

Berisha: Për copëzimin e Kosovës kisha kundër Sorosin, Ramën, Thaçin dhe Vuçiçin

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një konference për shtyp sot u shpreh se ka kundërshtuar ndarjen e Kosovë, kur kundër kishte kryeministrin e Shqipërisë, presidentin të Kosovës e Serbisë, si dhe Sorosin.

Berisha tha se qëndruar më shumë se çdo person tjetër kundër krimit dhe drogës në këtë vend më shumë se kushdo tjetër.

Berisha: Unë nuk them se pas këtij akti është George Soros, por unë kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës. E dija se kam para qindra miliona euro, kryeministrin e Shqipërisë, presidentin të Kosovës dhe Serbisë. Projektuesin Soros të këtij projekti në Beograd, duke bërë një lobim shumë të fuqishëm, por interesi i kombit tim më detyroi të thoja atë që mendoja.

Kam qëndruar më shumë se çdo person tjetër kundër krimit dhe drogës në këtë vend më shumë se kushdo tjetër. U kam nxjerrë frikën njerëzve, sepse mediat nuk ua përmendin emrat. I kam denoncuar bandat dhe lidhjet e tyre me qeverinë. Soros është kryespekulanti i planetit dhe e kam sulmuar haptazi si një armik të Shqipërisë.

***

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pyet nëse është i gatshëm që të lërë mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

“Nëse sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Por, jo prova të montuara në Tiranë, në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin provat nëse kanë. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin provat para gjykatësit”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, “për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, ka pasur përpjekje që qëndrimi im të kualifikohej si konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-së”.

***

Në një konferencë të jashtëzakonshme pas vendimit të SHBA për shpalljen non-grata, ish-kryeministri Berisha, ka bërë të ditur se ka ngritur padi në Gjykatën Korrektuese ndaj Sekretarit Amerikan, Antony Blinken, për vendimin e marrë pa paralajmërim për shpalljen non-grata.

“Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërtim dhe në mënyrë të papritur, më shpifëse.Do të theksoj dhe përsëris se qëkur kam filluar jetën time  politike, por ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderot e shtetit e gjer në ditët e sotme, nuk ka njëri në Shqipëri apo botë që mund të thotë se unë kam qenë implikuar  në një aferë korrruptive”, tha Berisha.

Konferencë e jashtëzakonshme e ish-kryeministrit Sali Berisha për mediat:

Zbulohet lëvizja e fundit e Sali Berishës, ja çfarë pritet sot

Pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, ish-kryeministri pritet të dalë sot në një konferencë për media.  Lajmi konfirmohet nga burime të gazetës “Panorama”.

Mësohet se konferenca për media e Sali Berishës do ta mbahet sot rreth orës 18:00 në Hotel “Rogner”.

Reagimin e parë lidhur me vendimin e DASH, Sali Berisha e bëri dje përmes një postimi në “Facebook”, ku i përgjigjet Sekretarit Antony Blinken.

“I kujtoj se gjatë 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdolloj tjetër korrupsioni”, tha Berisha.

Gjithashtu, ish-kryeministri, theksoi se gjatë viteve në pushtet, por edhe deri tani, familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit, ndërsa thekson më tej se ata deri më sot nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.

Berisha u shpreh se ka qenë i pari që ka denoncuar publikisht projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosovës, i “përgatitur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, për çka dhe jam kërcënuar per pasoja, por natyrisht nuk jam impresionuar”.

Reagimi i Lulzim Bashës

Një reagim erdhi dje lidhur me vendimin për ndalimin e lëvizjes së Berishës në SHBA, nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ndërsa vlerëson si të çmuar kontributin e Berishës për Shqipërinë, Basha shprehet se vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cenon arritjet madhore të vendin tonë.

Ai thotë më tej se Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

“Vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë, dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si prioritet absolut kombëtar”, deklaroi dje Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat