Agron Shehaj kandidon përballë Bashës për kreun e PD, këshilla therëse: Kujdes frenat

Shqipëria

Agron Shehaj kandidon përballë Bashës për kreun e PD, këshilla therëse: Kujdes frenat

Më: 22 maj 2021 Në ora: 23:37
Agron Shehaj kandidon përballë Bashës për kreun e PD, këshilla therëse: Kujdes frenat

Biznesmeni vlonjat Agron Shehaj shpalli sot kandidaturën për të marrë në dorë kreun e Partisë Demokratike duke u vënë kështu përballë kreut aktual dhe kandidat për një mandat të ri, Lulzim Basha.

Shehaj e përcolli dhe në rrjete sociale vendimin e tij për kandidim duke shpjeguar me detaje pse erdhi në këtë hap.

Menjëherë më pas, nisën komentet që më së shumti e përshëndesnin nismën.

Por mes tyre spikatën disa këshilla therëse për Shehajn duke i sugjeruar të bëjë kujdes me frenat e makinës.

Këshillat vijnë si kujtesë e hidhur e asaj që ndodhi në vjeshtën e vitit 2013, kur kreu demokrat Sali Berisha dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje përballë koalicionit PS-LSI që drejtohej nga Edi Rama.

Disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare PD organizoi zgjedhjet brenda saj dhe kandidatët ishin Lulzim Basha e Sokol Olldashi. Ky i fundit humbi përballë Bashës dhe denoncoi plot parregullsi në procesin zgjedhor dhe të votimit. Pak kohë më vonë ai gjeti vdekjen në një aksident rrugor në dalje të Tiranës, pasi mjeti që drejtonte, një Mercedes-Benz, doli nga rruga duke shkaktuar aksidentin fatal. Hetimi sugjeroi në atë kohë se aksidenti ndodhi se nuk funksionoi sistemi i frenimit të mjetit.

***

Shehaj: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese

Në mesazhin e tij publik, Shehaj tha se vendi ka nevojë për PD si forcë opozitare dhe shtoi se duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.

Me ketë bindje, ai tha se kishte vendosur të kandidoj për kryetar të PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat