Preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt i banesës, zbulohet dinamika e vdekjes së 67-vjeçarit

Shqipëria

Preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt i banesës, zbulohet dinamika e vdekjes së 67-vjeçarit

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:39
Ilustrim

Ka marrë një kthesë të re ngjarja ku u gjet i vdekur në mes të rrugës në një nga lagjet më të populluara të Elbasanit një person.

Balkanweb ka publikuar edhe identitetin e viktimës.

Personi i gjetur pa shenja jete e me damarë të prerë është Ramadan Kupi, 67 vjeç.

Raportohet se ai jetonte vetëm në një pallat në katin e katërt në qytetin e Elbasanit.

Siç sqarohet më tej, ai fillimisht ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga banesa ku jetonte.

Kjo dinamikë e re, përjashton mundësinë që viktima të jetë vrarë nga ndonjë tjetër person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat