Punonjësit e HEC-eve në protestë për shkarkimin nga puna, paralajmërojnë grevë

Shqipëria

Punonjësit e HEC-eve në protestë për shkarkimin nga puna, paralajmërojnë grevë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Rrezikojnë të mbeten pa punë ndaj të shtunën u ngritën në protestë. 12 punonjës të hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit kundërshtojnë vendimin e kompanisë private për shkarkimin nga detyra.

Ata thonë se është shkelur konbtrata kolektive që kanë nënshkruar me firmën që administron HEC-et.

Shprehen se largimi nga puna do t'ua rëndojë edhe më tepër kushtet e jetesës.

Thirrje për zgjidhjen e situatës i drejtojnë qeverisë dhe ndërkombëtarëve.

Protesta e të shtunës ishte hapi i tyre i parë teksa pralajmërojnë se nëse kërkesa për rikthim në punë nuk pranohet do të marrin masa ekstreme.

"Do të hapim dhe portat e HEC-eve që uji të shkojë kot në det".

Sipas punëtorëve prej privatizimit të dy Hidrocentraleve në vitin 2013 kompania ka shkarkuar mbi 100 punonjës ndërsa shumë prej tyre janë ulur në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat