Rastet e abuzimit seksual në Shqipëri/ Kreu i KMSH: Të papranueshme! Duhet reagim i mbarë shoqërisë

Shqipëria

Rastet e abuzimit seksual në Shqipëri/ Kreu i KMSH: Të papranueshme! Duhet reagim i mbarë shoqërisë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:47
Bujar Spahiu

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar pas rasteve të abuzimit seksual në Shqipëri. Teksa i cilëson këto ngjarje të papranueshme, Spahiu shton se e konsideron si tronditës rastin e të miturës në Mirditë.

“Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë”, thekson Spahiu në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë:

Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.

Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.

Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor, i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.

Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat