Mezini: Pacientët që nuk kanë sëmundje kronike, rikuperohen totalisht pas infektimit me Covid-19

Shqipëria

Mezini: Pacientët që nuk kanë sëmundje kronike, rikuperohen totalisht pas infektimit me Covid-19

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:54
Arian Mezini

Mjeku Arian Mezini, ka komentuar situatën pandemike në vendin tonë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Mezini shprehet se në uljen e rasteve dhe viktimave nga Covid-19 në vendin tonë, kanë ndikuar vaksinimi, imunizimi natyral që kanë krijuar njerëzit si dhe ardhja e stinës së Verës.

“Një përqindje shumë e madhe e popullatës është infektuar me koronavirus, dhe e ka kaluar si sëmundje pra ka fituar imunitet. Faktori i dytë është vaksinimi dhe faktori i tretë është ardhja e Verës. Duhet të ndodh lehtësimi i masave, sepse numrat kanë rënë,  mendoj që nesër Komitetit do të shfuqizojë mbajtjen e maskave në ambientet publike. Do të ketë lehtësim të orës  policore. Se besoj që do të ketë ndryshime të tjera.”

“Ata që e kalojnë Covid-19, edhe pse e kalojnë rëndë, rikuperohet brenda 6 muajve. Në raste të caktuara ka lënë efekte sidomos te personat që kanë pasur sëmundje kronike. Është shumë  e rëndësishme që pasi ta kalosh Covid-19 , riaftësimi respirator për të rikuperuar mbrapsht atë pjesën e dëmtuar të mushkërive."

Mezini thekson se gjatë gjithë vitit pandemik muaji më i vështirë ka qenë Shkurti, teksa shton se beson se gjatë këtij muaji ka qarkulluar varianti britanik.

“Në mes të shkurtit, infektimi ishte shumë i gjerë dhe shumë i rëndë, në krahasim me muajt përpara dhe kam përshtypjen se ka qenë qarkullimi i variantit britanik. Është e vështirë të flasim se nuk kemi pasur laborator në dispozicion për të kuptuar se çfarë varianti ka qarkulluar.

Raportohen raste që edhe pasi e kanë kaluar virusin nuk kanë krijuar antitrupa, dhe po ashtu ka apsur raste edhe me vaksinën që nuk janë krijuar antitrupa. Ekspertët rekomandojnë se nëse nuk ke krijuar antitrupa, që nëse nuk ke krijuar antitrupa,  mund të marrësh një vaksinë tjetër.  Ka studime që personat që nuk kanë krijuar antitrupa, janë persona që kanë kanë sistem imunitar që arrin ta bllokojnë, pa pasur nevojë për të aktivizuar sistemin imoral që krijon antitrupa“.

Më tej ai thotë se pacientët që nuk kanë sëmundje kronike, rikuperohen totalisht pas infektimit me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat