Vdekja misterioze e 23-vjeçares, në trupin e të resë u zbuluan simbole pagane që tregojnë fuqinë

Shqipëria

Vdekja misterioze e 23-vjeçares, në trupin e të resë u zbuluan simbole pagane që tregojnë fuqinë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 16:55
Evgjeni Baxho

U raportua si vdekje e shkaktuar nga infektimet, por pas ekspertizës në trupin e 23-vjeçares janë gjetur shenja të çuditshme. Bëhet fjalë për simbole Runes që tregojnë fuqinë. Menjëherë pas kësaj kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse e reja kishte lidhje me sekte pagane, apo i kishte zbuluar përmes internetit.

Gjetja e disa vizatimeve me simbole diabolike në trupin e pajetë të 23-vjeçares,Evgjeni Baxho, ka ngritur dyshime të forta te prokuroria se vajza e re mund të jetë shtyrë në vetëvrasje nga persona të tjerë që predikojnë rituale paganizmi.

Baxho, punonjëse pranë një kompanie celulare në Tiranë, ndiqte në internet video që flisnin për simbole Runes, vizatime që tregojnë mesazhe sakrifice.

Për këtë rast prokuroria e Tiranës, ka nisur një hetim për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”, hetim i cili po ndiqet dhe nga oficerët e sektorit të vrasjes në policinë e kryeqytetit.

Veç dy simboleve të vizatuar me lapustil në trupin e vajzës 23-vjeçare, policia e Tiranës ka hasur një sërë simbolesh të vizatuara dhe në muret e shtëpisë, ku jetonte me qira vajza.

Deri në këtë fazë të hetimit është e paqartë se çfarë riti paganizmi ndiqte në internet Evgjeni Baxho. Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, policia ka marrë telefonin e saj për të parë historikun e navigimit në internet.

Vizatimi në barkun e vajzës, ku renditen tre shigjeta, rezulton të jetë bashkim i tre simboleve në një të vetëm, duke treguar fuqinë.

Lidhur me këtë ngjarje janë marrë në pyetje disa persona, që janë të njohur të Evgjeni Baxhos, por deri në këtë fazë të hetimit nuk është përftuar ndonjë e dhënë interesante.

Tezja e vajzës që jetonte me qira në Tiranë, ka treguar se mbesa e saj vuante nga komplikacioni i një dhëmballe dhe bajamet dhe që prej 10 ditësh kishte entje dhe po trajtohej me antibiotik.

Nuk dihet me saktësi se në çfarë rrethanash ka ndodhur vdekja e 23-vjeçares, Evgjeni Baxho, por pritet që në ditët në vijim policia dhe prokuroria e Tiranës, të njihen me ekspertimin mjeko-ligjor të mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat