Ministri gjerman përgënjeshtron Ramën: Unë flas me shifra

Shqipëria

Ministri gjerman përgënjeshtron Ramën: Unë flas me shifra

Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:05
Jens Spahn

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me shifrat e infektimit në Gjermani.

Para pak ditësh, Spahn tha se një numër i lartë infektimesh në Gjermani gjatë vitit të shkuar, erdhën nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

Edi Rama u përgjigj në median gjermane duke thënë se kjo është një deklaratë skandaloze. Rama shkoi edhe më larg, kur i tha ministrit se Gjermania duhet të shohë punën e saj dhe të vazhdojë vaksinimet, duke nënkuptuar se janë pas në këtë drejtim.

Por Spahn insistoi sot se ai ka të drejtë për komentet e bëra. Ai tha se 50 përqind e infeksioneve në Gjermani kanë ardhur nga Turqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, të dhënat nuk i ka shpikur, por janë marrë nga Instituti Robert Koch që merret me menaxhimin e pandemisë në Gjermani.

Gjermania ka vaksinuar popullsinë me vaksina perëndimore, ndërkohë që Shqipëria ka vaksinuar me vaksina lindore të pacertifikuara. Kjo ka shtuar rrezikun se vendi mund të izolohet për shkak se këto vaksina nuk njihen nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat