Kadilli: Kisha informacione që në shkurt për atë që i ndodhi Berishës

Shqipëria

Kadilli: Kisha informacione që në shkurt për atë që i ndodhi Berishës

Më: 27 maj 2021 Në ora: 22:15
Fatbardh Kadilli

Në Çim Peka Live, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, tha se kishte informacione që në muajin shkurt për atë që i ndodhi Berishës, madje sipas tij edhe Berisha me Bashën e kishin këtë informacion.

‘Kisha informacione për këtë që ndodhi. E dinte edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha. E priste, nuk e kishte prerë biletën. Kam pyetur dikë dhe më kanë thënë që edhe Sali Berisha e di. Në bindjen time ka një frakturë, më shumë se frikson në komunikimin me partnerët strategjikë.

Unë nuk fajësoj Sali Berishën që ka 8 vite që është në opozitë, por atë që është kryetar i opozitës. Mos e kuptosh se si duhet të jesh me partnerët dhe të mendosh që mund ta rregullosh me lobime dhe fotografi me ta.

Ka një fërkim nga ai që vjen, nga ai që ka përgjegjësinë për të komunikuar dhe nëse mesazheve nuk u rri dot por i tjetërson, por duke i rrumbakosur si një jurist që mos të kapet në frazë. Politikani nuk është avokat që të mos kapesh dot në frazë. Po të shikosh formulimet e tij janë që ti nuk di ti ku ta kapësh, ku ta lesh. Ju vetë e dini legjendën urbane që e pengon Berisha. Kush e ka nxjerrë? Unë?! Kush e spinon Berishën?’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat