Pamjet e operacionit antidrogë/ Krerët e policisë në terren, i vihet flaka bimëve narkotike

Shqipëria

Pamjet e operacionit antidrogë/ Krerët e policisë në terren, i vihet flaka bimëve narkotike

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:32
Krerët e policisë në terren

Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të shtunë në zonën e Krujës, ndërsa raportohet se autoritetet kanë gjetur dhe shkatërruar kubikë me bimë narkotike.

Aksioni u ndërmor nga RENEA, FNSH e Tiranës, FNSH e Fierit dhe Policia e Durrësit. Siç raportuam më herët, autoritetet zbuluan edhe një laborator droge i zhvilluar brenda një ndërtese ku janë përdorur llamba dhe ventilatorë për rritjen e kanabisit.

Nga ana tjetër, sasi e bimëve të gjetura në terren është asgjësuar përmes djegies.

Operacioni u drejtua nga krerët më të lartë të policisë; Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.

Deri më tani janë zbuluar 10 parcela me të mbjella me kanabis në Krujë dhe Fushë-Krujë, të cilat ishin kamufluar si sera gjigante.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat