Muka: Vera pritet të jetë e qetë nga Covidi, qeveria të hartojë strategji afatgjata

Shqipëria

Muka: Vera pritet të jetë e qetë nga Covidi, qeveria të hartojë strategji afatgjata

Më: 30 maj 2021 Në ora: 23:20
Taulant Muka

Në një intervistë për RTV Ora, epidemiologu Taulant Muka u shpreh se në Shqipëri masat janë më shumë në televizor se sa në realitet për të kontrolluar epideminë.

Sipas tij, qeveria e keqmenaxhuar situatën e pandemisë duke e përdorur vaksinimin për fushatën elektorale të 25 prillit.

Muka: Unë shoh që në Shqipëri masat janë më shumë në televizor se sa në realitet për të kontrolluar epideminë. Ne Shqipëri kemi pasur një numër të lartë vdekjesh dhe njerëzit të infektuar. Kjo do të thotë se ka një përhapje të gjerë të virusit dhe ka një imunitet të lartë në popullatë. Kjo na bën që të jemi të qetë për 1 vit, aq sa dimë tani se zgjat imuniteti. Kjo bën që të presim një verë të qetë, duke u nisur edhe nga temperaturat e larta.

Unë do ta quaj si një sukses nëse nuk do të kishim kaq shumë viktima. Një pjesë e vdekjeve kanë ardhur edhe për shkak të masave që janë marrë, pra nga keqmenaxhimi. Në këtë aspekt kërkoj një analizim edhe për efektshmërinë e vaksinave. Një pjesë e vendeve kanë provuar se një dozë kanë në efektshmëri të ulët. Rritja e temperaturave dhe infektimi i lartë i njerëzve, duket parë me efektshmërinë e vaksinimit. Por kryesisht në vendin tonë vaksinimi dhe menaxhimi i situatën është keq menaxhuar nga qeveria. Kishte një fushatë elektorale me vaksinat para 25 prillit, kur në fakt duhet një strategji afatgjate.

Muka shtoi se me Pfizer dhe AstraZeneca edhe me një dozë janë efikase, së paku në parandalimin e sëmundshmërisë së rëndë ose vdekjes.

Muka: Me Pfizer dhe AstraZeneca edhe me një dozë janë efikase, së paku në parandalimin e sëmundshmërisë së rëndë ose vdekjes. Ndërkohë unë kam parë se shumë vende evropiane kërkojnë një lloj certifikimi nëse ke pasur anti-trupa ose je vaksinuar. Unë nuk dua të besoj se një pasaportë Covid do të aplikohet me detyrim për të udhëtuar të paktën për 2-3 muaj. Sigurisht që ka një dinamikë që është e vështirë që të parashikohet në të gjithë botën ecuria e Covid. Ndërsa me infomacionet që kam unë në Ballkan mund të lëvizësh lirisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat