Dasho: Ora policore e maska të panevojshme në Shqipëri, të sigurohen vaksina cilësore

Shqipëria

Dasho: Ora policore e maska të panevojshme në Shqipëri, të sigurohen vaksina cilësore

Më: 31 maj 2021 Në ora: 17:55
Erion Dasho

Në një intervistë eksperti i shëndetit publik Erion Dasho u shpreh se ora policore ka qenë një masë e panevojshme gjatë gjithë kohës.

Sipas Dashos, orës policore dhe mbajtja e maskës në publik nuk ka asnjë vlerë dhe duhet të hiqet, sepse Shqipëria ka arritur imunitetin e grupit.

Dasho: Shqipëria nuk ka pse të marrë masa të tilla. Në fakt ora policore ka qenë një masë e panevojshme gjatë gjithë kohës. Ndërkohë nga ana tjetër janë anashkaluar shumë masa të tjera, kur baret dhe restorantet kanë qenë të hapura. Këto sollën një numër të lartë infektimesh dhe vdekjesh. Për më se një muaj Shqipëria ka arritur imunitetin e grupit, prandaj masat e orës policore dhe mbajtja e maskës në publik nuk ka asnjë vlerë.

Dosja “Gërdeci” dhe “21 Janari”/ Gjonaj: Presim rezultate të mira në 2021, SPAK i ka të gjitha instrumentat

Unë e gjykoj si një lajm të keq që ka kufizime absurde, sepse nuk ka nevojë në vendet publike. Tashmë duhen të tjera masa, për të qenë koherentë me vendet e Evropës, ku mbahet maska vetëm në ambiente të mbyllura dhe transportin publik. Në këto kushte nevojitet që ekspertët shqiptarë të konsultohen me vende të Evropës Perëndimore, sepse ne kemi arritur imunitetin e grupit, dhe mund të mos kemi nevojë për masa, përveç rrezikut dhe kujdesit e futjes së virusit nga jashtë vendit.

Dasho shtoi se Shqipëria kishte nevojë për vaksina të sigurta dhe cilësore, jo për vaksinën kineze që nuk është konfirmuar si e sigurt dhe cilësore.

Dasho: Sigurisht, duhet të vazhdohet që të sigurohen vaksina cilësore dhe të sigurta, që janë të vetmet masa të cilat duhen ndërmarrë këtë kohë. Vaksina në Shqipëri, erdhi në një kohë kur nuk ishte e nevojshme, sidomos vaksina kineze kur populli ishte imunizuar. Ne duhet të siguronim vaksina cilësore si Pfizer ose Biontech dhe të vaksinonim ata që nuk e kishin kaluar virusin. Nëse një gjë e tillë do të ishte bërë, ne mund të ishin ndër të paktat vende në botë që do ta kishim kaluar situatën e pandemisë. Ne kemi shumë persona të vaksinuar me vaksinën kineze, që është e pacertifikuar dhe nuk kemi asnjë lloj garancie lidhur imunitetin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat