Asnjë gjurmë nga vrasësit e 45-vjeçarit në Tepelenë, u ekzekutua brenda pallatit ku jetonte

Shqipëria

Asnjë gjurmë nga vrasësit e 45-vjeçarit në Tepelenë, u ekzekutua brenda pallatit ku jetonte

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 08:48
Çajup  Selimi

Policia nuk ka mundur të bjerë ende në gjurmët e vrasësit/sve të Çajup  Selimit edhe pse gjatë natës janë ushtruar kontrolle në disa zona ku mendohej se  ishin fshehur.

45-vjeçari u ekzekutua në derën e pallatit ku banonte në lagjen "15 Shtatori", mbrëmjen e të martës, 1 qershor.

Forca të shumta të patrullës “Shqiponjat” dhe oficerë të hetimit të krimit ndodhen në Tepelenë për krehjen e zonës.

Në të gjitha akset janë ngritur postblloqe ndërsa forca të shumta policie kanë zbarkuar nē të gjithë qytetin, derisa të bëhet i mundur dhe kapja e autorit ose autorëve.

Në terren është edhe kreu i policisë së Gjirokastrës, Fatmir Hoxha.

Burimet thonë për Ora News se autorët ose autori mund te jenë larguar pasi me herët po të njëjtat burime thanë se ai ose ata fshiheshin në nje prej pallateve të lagjes por policia ka krehur gjithë lagjen dhe ende nuk ka arritur të bjerë në gjurmë te autorëve të vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat