Atentatet e shumta tronditën vendin/ Artan Hoxha “zbërthen” skemën: Ja pse ndodhin në këtë periudhë

Shqipëria

Atentatet e shumta tronditën vendin/ Artan Hoxha “zbërthen” skemën: Ja pse ndodhin në këtë periudhë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:51
Artan Hoxha

Atentatet e shumta në një kohë të shkurtër kanë tronditur mbarë opinionin publik në vend. Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ditën e sotme këto atentate, duke e vënë theksin tek vigjilenca e ulët e shtetit, sidomos në këtë periudhë kur sipas tij sezoni i verës dhe mbarimi i mandatit të qeverisë ka pasojat e veta.

Hoxha shtoi se sa më shumë fuqizohen grupet kriminale, aq më shumë do të ketë edhe atentate, pasi në mes qarkullojnë drogërta e forta dhe shuma të mëdha parash.

“Atentatet ndodhin në dy periudha, në festat e fundvitit dhe në pushimet e verës sepse në këto periudha vigjilenca e shtetit është më e ulët.

Zgjedhjet këtë rradhë nuk u bënë në qershor, por në prill. Ky momenti i tranzicionit nga qeveria që i ka mbaruar mandati deri në qeverinë kur do mandatohet në këto momente forcat policore nuk janë të përqëndruar dhe e ulin vigjilencën.

Grupet kriminale kanë informacion se kur ulet vigjilenca e policisë. Flaim për grupe kriminale shqiptare që janë shumë të pasur, kanë shumë para në diorë, kanë vrarsës me pagesë dhe sa më shumë para të3 japësh aq më shumë dominon. Kemi dhe një element tjetër, sa më thellë dhe fuqishëm që bëhen grupet kriminale në drogërat e forta aq më shumë bëhen atentate”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat