Kreu i SPAK, Kraja: 7 persona me rrezikshmëri të lartë në regjimin “Bis 41” në burgje

Shqipëria

Kreu i SPAK, Kraja: 7 persona me rrezikshmëri të lartë në regjimin “Bis 41” në burgje

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:43
Arben Kraja

Kreu i prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka paraqitur raportin vjetor të punës së SPAK përpara komisionit parlamentar të Ligjeve. Në prezantimin e tij bëri të ditur se me kërkesë të SPAK është vendosur që 7 persona me rrezikshmëri të lartë të vendosjen në regjimin e posaçëm, “bis 41” në burg apo në paraburgim.

“Në regjim të posaçëm të disa personave me rrezikshmëri të lartë, 7 persona, 5 të paraburgosur, 2 të burgosur. Vendimi i marrë në regjim të posaçëm, pothuajse të gjitha rastet janë ankuar në gjykatë. Të gjitha rastet gjykata i ka lënë në fuqi. Ankimimet kanë shkuar deri në Gjykatën e Lartë. E rëndësishme është që procesi është ligjor, i konfirmuar nga vendimet e dhëna në të tre shkallët”, tha Kraja.

Shtatë personazhe të njohur të botës së krimit në vend, aktualisht në burg, ndodhen në një regjim të posaçëm dënimi. Arbjon Aliko, i dënuar për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha gjatë aksionit të 2015-s në Lazarat; Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, dhe Endrit Zela, të dënuar si pjesëtar të Bandës së Shullazit; si dhe Genci Balla, i dënuar si Xhihadist dhe rekrutues luftëtarësh që i dërgonte në Siri, janë shtatë të parët që do të izolohen në regjimin 41 bis, ku kontaktet një herë në muaj me familjarët dhe telefonatat, do t’i kenë të përgjuara.  Kjo për shkak se ata, edhe pse kane qene të dënuar në burg, kanë mundur të komunikojnë me anëtarë të bandës së tyre apo edhe me anëtarë të bandave të tjera kriminale.  41 bis, është një model italian, që po implementohet për herë të parë në vendin tonë. Ndërkohë që një ndër personat që ka ankimuar këtë vendim të SPAK ka qenë Emiljano Shullazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat