Del foto/ Kush është Diana Vukaj, që u ekzekutua me armë nga i vëllai dhe u mbajt 2 ditë në banesë

Shqipëria

Del foto/ Kush është Diana Vukaj, që u ekzekutua me armë nga i vëllai dhe u mbajt 2 ditë në banesë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 09:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kjo që shikoni në foto është Diana Vukaj e cila një natë më parë u gjet e vrarë me armë zjarri në dhomën e saj të gjumit në një banesë në Shkodër.

Vukaj dyshohet se ishte vrarë nga i vëllai me silenciator dhe mbahej prej të paktën dy ditësh në banesë.

Ajo kishte humbur kontaktet me familjarët pikërisht dy ditë më parë, një ditë pas kthimit nga Gjermania.

Ka qenë pastruesja ajo që ka njoftuar policinë për zhdukjen e saj. Pas kontrollit uniformat blu e gjetën atë pajetë në banesë, ndërkohë që u arrestua vëllai i saj Fabian Vukaj, i dyshuar si autor i kësaj ngjarje të rëndë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat