Stuhia e papritur e shiut përmbyt Korçën, probleme dhe tek Pazari i Ri

Shqipëria

Stuhia e papritur e shiut përmbyt Korçën, probleme dhe tek Pazari i Ri

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:58
Stuhia e papritur e shiut përmbyt Korçën

Pjesa më e madhe e rrugëve në qytetin e Korçës u përmbytën pas një stuhie shiu që përfshiu qytetin juglindor sot pasdite. 

Niveli i ujit në disa zona doli mbi trotuare duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve në rrugë.

Situata më problematike u krijua në zonën e Pazarit të Ri dhe pranë Godinës së Tatimeve.

Stuhia zgjati për disa minuta dhe reshjet ishin intensive.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat