U gjet i vrarë, por kush e nxori? Shefi i anti-drogës e la pistoletën në shtëpi, kolegët: Ishte ...!

Shqipëria

U gjet i vrarë, por kush e nxori? Shefi i anti-drogës e la pistoletën në shtëpi, kolegët: Ishte ...!

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 22:54
Rudolf Elezoviçi

Mediat malazeze kanë zbardhur detaje të reja nga hetimet që po bëhen në vendin fqinj lidhur me ekzekutimin e Rudolf Elezoviçit, i cili u zhduk në datë 27 maj dhe 2 ditë më parë u gjet i pajetë buzë lumit Buna.

Elezoviç pistoletën e shërbimit e kishte lënë në shtëpi përpara se të dilte, ku hetuesit dyshojnë se shkoi në një takim me një person të panjohur dhe më pas telefonoi familjen duke i njoftuar se po shkonte në Shkodër dhe se do të kthehej shpejt.

Pak ditë më parë në mediat malazeze u aludua se shefi i anti-drogës në Ulqin mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij e rrëzojnë këtë pretendim.

Elezoviç konsiderohej “një polic i guximshëm, i ndershëm, i gatshëm të përballej me kriminelët më mizorë” citojnë mediat e vendit fqinj qarqet policore.

Dy vendet, Shqipëria dhe Mali i Zi vijojnë hetimet për të zbardhur autorët e vrasjes së zyrtarit të anti-drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat