Përmbyset kamioni me karburant, shoferi shpëton për mrekulli

Shqipëria

Përmbyset kamioni me karburant, shoferi shpëton për mrekulli

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë.

Një kamion me karburant është përmbysur duke e zënë poshtë dhe bllokuar shoferin.

Mirëpo, fatmirësisht shpëtoi pa lëndime duke u nxjerrë nga policia dhe zjarrfikësja.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga të kamionit ka qenë shpejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat