Biznesmenit shqiptar i sekuestrohen 3 milionë euro pasuri, gazetarja zbardh detajet e rënda

Shqipëria

Biznesmenit shqiptar i sekuestrohen 3 milionë euro pasuri, gazetarja zbardh detajet e rënda

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 17:19
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga sekuestrimi i 23 milionë euro pasuri të biznesmenit Gëzim Sallaku. Mësohet se një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rezultojnë të përfshirë në një skandal korrupsioni në Spanjë, transferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar të dënuar në Itali për riciklim parash të pista, mashtrim e çështje droge.

Lala thekson se Prokuroria e Durrësit, thotë se transfertat bankare në favor të ish-presidentit të klubit sportiv Darfo në Breshia u urdhëruan nga kompania “CAPRIASCA TRADING SA”, përmes një banke në Zvicër, ku kompania në fjalë kishte llogari.

Nga hetimet rezulton se drejtuesit e kompanisë panameze, Ezquiel Ruiz Rodriguez dhe Lulian De Muschett janë persona të implikuar në një nga skandalet e viteve të fundit të korrupsionit në Spanjë. Ndërsa titullarja e llogarisë bankare prej nga u transferuan paratë ishte e moshuara Anna Maria Poiatti. Sipas përshkrimit të bërë me këto para do të blihej një vilë në zonën e Plazhit në Durrës. Italiania e moshuar mohon të ketë lidhur kontratë me Gëzim Sallakun për blerjen e ndonjë prone dhe se paratë ia dha hua njërit prej vëllezërve të tij për 5 vite.

Në lidhje me shoqërinë në Panama, ajo sqaron se ka depozituar të ardhura përgjatë 40 viteve. Prokuroria thotë se ky ishte një truk i të dëbuarit nga Italia, për të fshehur origjinën e pistë të parave. Ndërsa në një hetim të ndjekur nga prokurori i Breshias, Sandro Raimondi ngrihen dyshime se paratë e transferuara nga llogaria e Pioattit janë përdorur nga biznesmeni për të blerë drogë.

Në vitet 2011-2012 në llogaritë e të dënuarit janë kryer disa transaksione bankare në vlera të konsiderueshëm dhe dy nga transfertat e ardhura nga kompania GSA Sallaku, srl në Itali janë trasferuar si borxhe te Rabi Kurti.

Me paratë e Panamasë dhe të tjera vëllezërit Sallaku kanë ndërtuar vila, kanë blerë troje dhe kanë ngritur biznese të ndryshme në Shqipëri. Prokurori Afrim Shehu ka dalë në konkluzionin se pasuritë e vëllezërve Sallaku mikut të tyre Rabi Kurtit janë produkt i veprimtarisë kriminale për këtë shkak i vendosi pronat nën sekuestro. Në dosjen e akuzës theksohet gjithashtu se poseduesit e pronave krijuan dokumenta false që të justifikonin burimet e paligjshme të krjimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat