Arrestohet 17-vjeçari në Elbasan, plagosi me thikë 29-vjeçaren

Shqipëria

Arrestohet 17-vjeçari në Elbasan, plagosi me thikë 29-vjeçaren

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:06
Ilustrim

Policia në Elbasan ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga është vënë një 17-vjeçari pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 29-vjeçare me inicialet E. Z. Kjo e fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, në pranga është vënë R. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt F. Q., 39 vjeç, banues në fshatin Thanë, Elbasan, pasi është kapur nga policia duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat