Zgjedhjet/ Shehaj: Demokratët vendosin sot fatin e zgjedhjeve të ardhshme

Shqipëria

Zgjedhjet/ Shehaj: Demokratët vendosin sot fatin e zgjedhjeve të ardhshme

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 13:16
Agron Shehaj

Agron Shehaj është kandidati i fundit që ka votuar në selinë blu për kreun e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, por rëndësi të madhe ka edhe procesi i votimit.

Gjithashtu Shehaj shtoi se e sotmja do të vendosë fatin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Falenderoj të gjithë mbështetësit, vëzhguesit e mi, dhe votuesit në të gjithë Shqipërinë, sot vendoset fati i zgjedhjeve të ardhshme. Është e rëndësishme se kush do të fitojë nga kandidatët, por është akoma më e rëndësishme procesi”, u shpreh Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat