Këto janë simptomat e variantit Delta të COVID-19

Shqipëria

Këto janë simptomat e variantit Delta të COVID-19

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Kokëdhembja, dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundëve janë tani simptomat më të zakonshme të raportuara që lidhen me infeksionin COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, thonë studiuesit.

Profesori Tim Spector, i cili drejton studimin e Zoe Covid Symptom, thotë se infektimi me variantin Delta mund të ndjehet si “një ftohje e keqe” për të rinjtë.

Por, megjithëse mund të mos ndiheni shumë të sëmurë përsëri mund ta shpërndani virusin dhe t’i vëni të tjerët në rrezik. Të gjithë ata që dyshojnë se mund të jenë infektuar me koronavirus duhet të testohen.

Simptomat klasike të COVID-19 që njerëzit vërejnë janë:

kollë

ethe

humbje e nuhatjes ose shijes

Por, profesori Spector thotë se këto tani janë simptoma më pak të zakonshme, bazuar në të dhënat që ekipi i Zoe ka analizuar nga mijëra njerëz të cilët i kanë regjistruar simptomat e tyre në një aplikacion.

“Që nga fillimi i muajit maj, ne kemi përcjellë simptomat kryesore te përdoruesit e aplikacionit dhe ato nuk janë të njëjta me ato që ishin”, thotë ai.

Ndryshimi lidhet me rritjen e rasteve me variantin Delta, i identifikuar së pari në Indi dhe që tani përbën 90% të rasteve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Ethet mbeten simptomë mjaft e zakonshme, por humbja e nuhatjes nuk shfaqet më në 10 simptomat kryesore, thotë profesori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat