Greqia na fali 20 mijë vaksina/ Diplomatët grekë: Kjo është vetëm ndihma e parë

Shqipëria

Greqia na fali 20 mijë vaksina/ Diplomatët grekë: Kjo është vetëm ndihma e parë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Qeveria greke është treguar bujare me vendin tonë.

Këtë të hënë në aeroportin e Rinasit mbërritën 20 mijë doza vaksine Astrazeneca. Sipas zyrtarëve greke, kjo është ndihma e parë që vjen në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Në të ardhmen do të shihet mundësia për të tjera doza vaksine.

Aleksandros Diakopoulos: Jam shumë i lumtur të jem sot këtu për këtë ngarkesë me vaksina. Kjo është një shprehje e qartë e solidaritetit të greqisë dhe popullit grek kundrejt Shqipërisë.Është kenaqësi e madhe të sjellim këto 20 mijë vaksina për të kontribuuar në përpjekjen për vaksinimin. Dua të them që shqiptarët kanë qenë personat më të afërt për ne në shumë aspekte, si nga ana historike, etnike apo edhe gjeografikisht.

Ndërkaq, qeveria greke ditën e nesërme do të zbres edhe në Maqedoninë e Veriut 20 mijë doza vaksine, si pjesë e ndihmës në luftën kundër Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat